Rreth 3,500 kompani amerikane padisin Shtëpinë e Bardhë për taksat e vendosura ndaj Kinës - Gazeta Express
string(88) "rreth-3500-kompani-amerikane-padisin-shtepine-e-bardhe-per-taksat-e-vendosura-ndaj-kines"

Rreth 3,500 kompani amerikane padisin Shtëpinë e Bardhë për taksat e vendosura ndaj Kinës

Gazeta Express

26/09/2020 8:20

Përafërsisht 3,500 kompani amerikane, përfshirë gjigantët Tesla dhe Ford Motor, e kanë paditur administratën e presidentit Trump në dy javët e fundit për vendosjen e taksave prej më shumë se 300 miliardë dollarësh ndaj mallrave kineze.

Në paditë e dorëzuara në Gjykatën e ShBA-së për Tregti Ndërkombëtare përmenden përfaqësuesi amerikan për tregti, Robert Lighthizer, dhe Agjencia për Mbrojtje Kufitare. Në ato dokumente thuhet se lufta tregtare mes ShBA-së dhe Kinës ka eskaluar përmes vendosjes së rundit të tretë dhe të katërt të taksave.

Lexo Edhe:

Sipas këtyre padive, të paraqitura nga një numri i madh i kompanive, thuhet se administrate Trump ka dështuar të vendosë taksa brenda periudhës së kërkuar 12-mujore dhe nuk i ka respektuar procedurat administrative, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Paditë kanë të bëjnë me taksat në dy grupe të ndara, të njohura si Lista 3 dhe Lista 4A. Në Listën 3 përfshihen taksat prej 25 për qind në rreth 200 miliardë dollarë importe, ndërsa në Listën 4A përfshihen taksat prej 7.5 për qind në mallra me vlerë prej 120 miliardë dollarësh.

Në mesin e kompanive që kanë paraqitur padi janë edhe prodhuesi i kamionëve të rëndë, Volvo Group North Amerikca, shitësi me pakicë i pjesëve të veturave, Pep Boys, dega e Lenovos në Shtetet e Bashkuara dhe prodhuesi i pajisjeve për sportin e golfit, Callaëay Golf Co.

Ndryshe, më 15 shtator, Organizata Botërore e Tregtisë vlerësoi se Shtetet e Bashkuara i kanë shkelur rregullat e tregtisë ndërkombëtare duke vendosur taksa me vlerë prej miliarda dollarësh ndaj Kinës si pjesë e luftës tregtare me fuqinë aziatike.