Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, janë shqiptuar 2598 gjoba trafiku.
Nga policia bëhet e ditur edhe se, gjatë kësaj kohe janë raportuar të kenë ndodhur mbi 60 aksidente, përcjell Express.
Po ashtu njoftohet se, janë arrestuar 21 persona, ku 10 janë dërguar në mbajtje.
