Rreth 100 tifozë shqiptarë në përkrahje të Dritës sonte në Slloveni - Gazeta Express
string(67) "rreth-100-tifoze-shqiptare-ne-perkrahje-te-drites-sonte-ne-slloveni"

Futboll

Gazeta Express

25/02/2026 13:54

Rreth 100 tifozë shqiptarë në përkrahje të Dritës sonte në Slloveni

Futboll

Gazeta Express

25/02/2026 13:54

Rreth 100 tifozë të Dritës pritet të jenë të pranishëm sonte në Slloveni për ndeshjen e kthimit ndaj ekipit Celje në play-offin e Ligës së Konferencës.

Ekipi gjilanas synon të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë në Prishtinë, e cila u mbyll me fitore 2:3 të sllovenëve.

Trajneri i Celjes, Ivan Mayeuski, ka folur në konferencën për media para ndeshjes, duke treguar se ekipi i tij ka analizuar me kujdes ndeshjen e parë.

“Pushimi në fundjavë ka qenë një avantazh, jemi kthyer të enjten vonë dhe natyrisht kemi bërë më të mirën me një ditë shtesë. Kemi diskutuar për ndeshjen e parë për gjërat e mira dhe të këqija. Gabimet duhet të jenë të minimizuara. Kemi analizuar të dy pjesët,” tha Mayeuski.

Advertisement
Advertisement
Advertisement