Rreth 100 raste të reja me tuberkuloz në Pulmologji brenda 6 muajve - Gazeta Express
string(67) "rreth-100-raste-te-reja-me-tuberkuloz-ne-pulmologji-brenda-6-muajve"

Lajme

Gazeta Express

07/09/2025 10:13

Rreth 100 raste të reja me tuberkuloz në Pulmologji brenda 6 muajve

Lajme

Gazeta Express

07/09/2025 10:13

Rreth njëqind raste të reja me tuberkulozë janë shënuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Klinikën e Pulmologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Derisa në këtë periudhë fund gushti, rreth 10 pacientë po marrin trajtim me këtë sëmundje infektive.

Në një intervistë për KosovaPress, drejtori i Pulmologjisë në QKUK, Musa Hoxha thotë se nga janari deri në qershor janë regjistruar 99 raste me tuberkulozë, ku 83 prej tyre janë pulmonare, të tjerat ekstra pulmonare dhe me tuberkulozë latente.

Ai tha se numri i pacientëve me tuberkulozë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, është i përafërt me atë të vitit të kaluar, në po të njëjtën periudhë.

Hoxha tregon për numrin e pacientëve të cilat aktualisht po marrin trajtim në këtë klinikë për shkak të simptomave të tuberkulozit.

Për KosovaPress, drejtori i Pulmologjisë, Musa Hoxha potencon se kushtet në këtë klinikë nuk janë të mira. Siç thotë ai, numri i pacientëve nëpër dhoma është i lartë dhe se ka kërkesa të vazhdueshme që të zgjerohen hapësirat dhe të përmirësohen kushtet në këtë klinikë.

Kujtojmë, në vitin 2024, numri i përgjithshëm i të prekurve me tuberkulozë në Kosovë ka qenë rreth 560. Tuberkulozi është një sëmundje infektive kronike që prek kryesisht mushkëritë. Agjenti shkaktar i tij, mykobakteri i tuberkulozit ose bacili Koh, transmetohet nga spërklat e pështymës ose gëlbazës. /Kosovapress/