Reshjet e mëdha të shiut që ranë gjatë mbrëmjes së djeshme dhe sot në Kosovë, sollën edhe rrëshqitjen e gurëve në Rugovë, konkretisht në Bogë.
Për këtë zhvillim u informuan edhe organet e rendit, zyrtarët e të cilës morën menjëherë masat e sigurisë.
Detaje dha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.
“Nga shembja e gurëve nuk ka dëme. Aktualisht njëra korsi është ndaluar për qarkullimin e automjeteve”, deklaroi Rugova.