string(103) "rreshqitja-e-dheut-ne-burrel-ku-dyshohet-per-nje-te-zhdukur-pezullohet-operacioni-per-shkak-te-rrezikut"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 15:30

Rrëshqitja e dheut në Burrel ku dyshohet për një të zhdukur, pezullohet operacioni për shkak të rrezikut

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 15:30

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka thënë se kanë pezulluar operacionin në Burrell të Shqipërisë ku ndodhi një aksident nga rrëshqitja e dheut në një fabrikë të pasurimit të kromit.

Pezullimi ndodhi për shkak të rrezikut për ekipet e angazhuara, ndërsa Shërbimi tha se janë në kontakt me autoritetet shtetërore shqiptare për të vlerësuar kushtet dhe për të mundësuar vazhdimin e operacionit në momentin e parë të përshtatshëm

“Një skuadër nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, në bashkëpunim me Shërbimin e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë, u nis menjëherë drejt vendngjarjes. Pas inspektimit fillestar të zonës, u realizua një kërkim i kujdesshëm, por për shkak të rrezikshmërisë së lartë në terren, të gjitha procedurat e mëtejshme u pezulluan. Kërkimi dhe vlerësimi i terrenit vazhdoi edhe më datë 04.05.2025, ku u konstatua se çdo veprim tjetër operacional paraqiste rrezik serioz për ekipet e angazhuara. Për këtë arsye, u mor vendimi për të pezulluar operacionin deri në një informacion të dytë nga strukturat shtetërore”,  thuhet në njoftim.

Shërbimi tha se më datë 03.05.2025, kanë pranuar një thirrje për ndihmë në pjesën veriore të Shqipërisë, në Burrel, lidhur me një aksident të shkaktuar nga rrëshqitja e dheut në një fabrikë të pasurimit të kromit.

Aksidenti ishte shkaktuar nga një vërshim uji nga një prej rezervuarëve ujëmbledhës, i cili kishte rrëmbyer një mjet pune dhe dyshohej se bashkë me të ndodhej edhe një person i zhdukur, u tha në njoftim. /Express/