Rrëmujë me kalendarin për shkak të koronavirusit, shtyhen edhe tre gara europiane - Gazeta Express

Rrëmujë me kalendarin për shkak të koronavirusit, shtyhen edhe tre gara europiane

Sport

Gazeta Express

19/03/2020 18:16

Pas shtyrjes së garave të Kinës, Bahreinit e Veitnamit, si dhe anulimit tre ditë para startit të Çmimit të Madh të Melbournit në Australi, Formula 1 ka vendosur të shtyjë edhe tre gara të tjera nga kalendari.

Bëhet fjalë për garën e Holandës, atë të Monacos dhe atë të Spanjës, ndërsa ende nuk dihet se kur do të zhvillohen këto gara.

Momentalisht Formula 1 është ndërpresë dhe nuk e ka zhvilluar ende garën e parë sezonale, ndërsa në ditët në vijim pritet të vendoset për riformatimin e kalendarit.

Gjithçka është duke ndodhur për shkak të pandemisë koronavirus, që është përhapur në tërë botën.

Me koronavirus janë infektuar mbi 225 mijë persona në gjithë botën deri më tani, sëmundje prej të cilës deri më tani kanë vdekur mbi 9 mijë persona. /Gazeta Express/