“Rrehen gjyks po nuk ju dhezi”/ Valon Syla flet për ata që u arrestuan për spiunazh - Gazeta Express
string(80) "rrehen-gjyks-po-nuk-ju-dhezi-valon-syla-flet-per-ata-qe-u-arrestuan-per-spiunazh"

“Rrehen gjyks po nuk ju dhezi”/ Valon Syla flet për ata që u arrestuan për spiunazh

Lajme

Gazeta Express

13/06/2024 20:58

Sipas analistit Valon Syla, Qeveria Kurti, u mundua të “rrah gjyks”, për arrestimin e dy të dyshuarve për spiunazh por thotë se “nuk ju dhezi”.

Ai tha se njejtë vepruan edhe në rastin për dinarin.

Lexo Edhe:

“Kjo është një sukses të cilin qeveria e Kurtit mundohet të ja qet vetes sikur kredit. Rrehën gjyks por nuk ju dhezi, filluan me rreh gjyks por nuk ju dhezi. Njejtë kanë fillu edhe me dinarin, kur ju mëshuan boksa e shpulla diplomatike, thanë jo na por BQK-ja”, tha Syla.

“Një send është me rëndësi me cekë që kur bashkëpubnon Prokuroria, Policia dhe AKI-ja, zakonisht ato raste nuk dështojnë dhe është shume serioze”, tha Syla në Pressing sa i përket dy arrestimeve për spiunazh, transmeton Express.