Një rregull i UEFA-s mund të bëjë që Declan Ricen, një nga lojtarët kyç të Arsenal, të mungojë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, përpara përballjes me Slavia Prague.
“Gunners” vazhduan formën e tyre të shkëlqyer këtë sezon të shtunën, duke fituar 2-0 ndaj Burnley në “Turf Moor”.
Arsenal shënoi përsëri nga një goditje standarde, ku Viktor Gyokeres gjeti rrjetën, ndërsa Declan Rice shënoi golin e dytë me kokë pak para fundit të pjesës së parë.
Mbrojtja e fortë e Arsenalit mbajti portën e paprekur për të shtatë herë radhazi këtë sezon.
Tani, ekipi udhëton për në Republikën Çeke për të përballuar Slavia Prague të martën në orën 18:45, duke shpresuar të ruajë rekord të përsosur në Ligën e Kampionëve dhe të regjistrojë fitoren e katërt radhazi në këtë kompeticion.
Megjithatë, Arsenal do të jetë i kufizuar në repartin sulmues për këtë ndeshje.
Noni Madueke, Gabriel Jesus dhe Kai Havertz mungojnë për një periudhë të gjatë, ndërsa as Gabriel Martinelli dhe Viktor Gyokeres nuk morën pjesë në stërvitje të hënën pasdite.
Edhe mesfushori Martin Zubimendi është i pezulluar për këtë përballje, duke i shkaktuar trajnerit Mikel Arteta një problem të madh zgjedhjeje.
Rice pritet të nisë përsëri ndeshjen pas golit të shënuar ndaj Burnleyt fundjavën e kaluar.
Megjithatë, mesfushori ka marrë tashmë dy kartonë të verdhë në këtë kompeticion, që do të thotë se nëse merr një paralajmërim tjetër në Prague, ai do të pezullohet për një ndeshje.
Kjo do të bëjë që të humbasë një përballje vendimtare në “Emirates” më vonë këtë muaj, kur Arsenal do të presë Bayern Munich.
Edhe pse Arteta mund të dëshirojë ta kursejë Ricen të martën, problemet e shumta me dëmtime bëjnë pothuajse të pashmangshme aktivizimin e tij.
Përveç rrezikut të pezullimit, trajneri do të jetë i kujdesshëm ndaj lodhjes ose rrezikut të dëmtimit për shkak të minutazhit të lartë që ka marrë mesfushori anglez.
Rice u detyrua të largohej nga fusha gjatë fitores së fundit ndaj Crystal Palace, megjithatë ishte mjaftueshëm i gatshëm për të qenë në stol gjatë ndeshjes me Brighton.
Pas fillimit të fortë të sezonit, besimi te Arsenal po rritet ndër tifozë se ekipi mund të konkurrojë për trofe të rëndësishëm këtë vit.
“Gunners” arritën në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, duke humbur me 3-1 në total ndaj fituesve të mëvonshëm Paris Saint-Germain.
Ky sezon duket se sjell një ekip edhe më të fortë, veçanërisht në aspektin mbrojtës. Sfida e tyre e ardhshme do të jetë të kapërcejnë atmosferën pritëse dhe të prirur kundër tyre në “Fortuna Arena” në Prague.
Megjithatë, kampionët aktualë të Çekisë nuk kanë arritur kurrë të mundin Arsenal në katër përballjet e mëparshme./GazetaExpress/