Rregullat për ‘fotografimin’ e ekranit në WhatsApp po ndryshojnë - Gazeta Express
string(62) "rregullat-per-fotografimin-e-ekranit-ne-whatsapp-po-ndryshojne"

Rregullat për ‘fotografimin’ e ekranit në WhatsApp po ndryshojnë

AutoTech

Gazeta Express

21/02/2024 22:45

WhatsApp është një nga aplikacionet më të njohura të mesazheve në botë, ndaj duhet të punojë vazhdimisht për privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve të tij, dhe funksioni i ri që ata po zhvillojnë e dëshmon këtë.

Bëhet fjalë për një veçori të integruar, që do të parandalojë këdo që të marrë një bëjë “screenshot” fotografinë e profilit tuaj në WhatsApp.

Lexo Edhe:

Aktualisht, është e mundur të fshihet fotografia e profilit tuaj kur zgjidhni Settings > Privacy > Profile Photo, dhe më pas keni opsionet: Everyone, Nobody dhe My contacts.

Megjithatë, në versionin Beta 2.24.4.25, fotografimi i fotografisë së profilit është i ndaluar. Siç u tha, kjo ka ende dobësitë e saj, pasi është e mundur të ruhet imazhi përmes versionit desktop të aplikacionit, domethënë kjo është e kufizuar vetëm në versionin celular të WhatsApp.

Ky duket të jetë i pari ndër aplikacionet më të njohura të mesazheve që ndalon “screenshot-in” e fotografive të profilit.

Zakonisht, Telegram udhëheq rrugën në inovacionet e lidhura me privatësinë, por ky lloj veprimi nuk është i ndaluar as atje.

Gjithashtu, nuk dihet saktësisht se kur do të arrijë ky funksion globalisht sepse tani për tani është i disponueshëm vetëm për versionin Beta dhe atë për përdorues të caktuar, por sigurisht që është një shtesë e mirëpritur për sigurinë e zgjeruar.