Rrëfimi tronditës i futbollistit: Na dërguan në kampin ushtarak rus për të gjuajtur me armë - Gazeta Express
string(92) "rrefimi-trondites-i-futbollistit-na-derguan-ne-kampin-ushtarak-rus-per-te-gjuajtur-me-arme-2"

Rrëfimi tronditës i futbollistit: Na dërguan në kampin ushtarak rus për të gjuajtur me armë

Gazeta Express

16/04/2020 8:33

Futbollisti i Corinthiansit, Danilo Avelar, ka treguar një histori të çuditshme për kohën e tij në klubin ukrainas, Karpaty Lviv.

Karriera e tij si futbollist profesionist e ka dërguar Daniel Avelarin nëpër vende të ndryshme – Brazil, Itali, Gjermani e Francë. Megjithatë, vendi që atij i la më së shumti mbresa, përkundër që jo shumë pozitive, ishte Ukraina, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në korrik të vitit 2010, Avelar për herë të parë e veshi fanellën e Karpaty Lvivit, njëri ndër klubet në ligën e nivelit të parë në Ukrainë. Ai i kaloi tre vjet si lojtar i këtij klubi, megjithatë shumicën e kohës ishte i huazuar nëpër klube të tjera.

Më Karpaty Lvivin, ai i bëri gjithsej 39 paraqitje, gjatë të cilave i shënoi tri gola dhe i bëri dy asiste. Megjithatë, asnjëra prej këtyre golave apo asisteve nuk i ka mbetur Avelarit më shumë në mendje sesa dita kur trajneri i kishte dërguar në një bazë ushtarake ruse.

“Kur luajta në Ukrainë, trajneri ynë na dërgoi në një bazë ushtarake ruse atje në Ukrainë për ta motivuar skuadrën. Ne gjuajtëm me armë “Glock”, AK-47”, rrëfeu Avelar.

“Ai madje e zgjodhi edhe një lojtar për të gjuajtur me bazukë. Dy ditë më vonë, ne pësuam disfatë 5:0”.

Avelar mund të ketë qenë duke folur ose për ndeshjen e 22 shtatorit të vitit 2010 kundër Hirnyk Sport, në kuadër të Kupës së Ukrainës, ose për ndeshjen kundër Shakhtar Donetskut më 27 nëntor 2011.

Këto janë dy ndeshjet e vetme që Karpaty i ka humbur me rezultat 5:0 gjatë kohës sa Avelar ishte në skuadër. /Gazeta Express/