Rrëfimi prekës i Vialli: Kanceri është partner i padëshiruar i jetës, shpresoj të lodhet nga unë - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 10:55

Rrëfimi prekës i Vialli: Kanceri është partner i padëshiruar i jetës, shpresoj të lodhet nga unë

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 10:55

Ish-futbollisti italian, Gianluca Vialli, ka folur për betejën e tij të vështirë me sëmundjen e kancerit.

“Unë kam qenë një futbollist dhe njeri i fortë, por edhe i brishtë. Jam këtu me gabimet e mia, frikën dhe dëshirën për të bërë diçka të rëndësishme”.

Gianluca Vialli tregoi betejën e tij kundër kancerit: “Ky është një shoqërues i padëshiruar i jetës, por duhet të shkoj përpara, të udhëtoj me kokën ulur dhe të mos dorëzohem kurrë, duke shpresuar se sëmundja do të lodhet dhe do të më lejojë të jetoj për shumë vite të tjera”.

Shpresa e Vialli është që historia e tij të frymëzojë shpresë për ata që përballen me të njëjtën betejë.

“Unë kam qenë një lojtar dhe njeri i fortë, por edhe i prekshëm. Dikush mund të njihet me dëshirën për të bërë diçka të rëndësishme. Kanceri është më i fortë se unë dhe nëse nuk lufton, e humbet betejën me të. Ai është një shok jete për mua, por s’mund të rri me kokën ulur, të dorëzohem. Jam duke shpresuar se një ditë do të lodhet dhe do të më lërë të jetoj paqësisht vitet e mbetura të jetës”.

Vialli, gjithashtu foli për lidhjen e tij me Mancini.

“Ne u takuam në ekipin kombëtar kur ishim fëmijë. Roberto ishte një lojtar i fortë, teknik, shumë i shpejtë. Mbaj mend që herën e parë së bashku kemi ngrënë dhe kemi biseduar për Sampdoria”. /Telesport/