Jeta nuk u tregua e lehtë për të. Si 19-vjeçar, Zaim Salihaj nga Kaçaniku u bë pjesë e UÇK-së. Atë kohë ishte vëllai i gjashtë i familjes. Më vonë, edhe katër vëllezërit e tij u bën pjesë e UÇK-së dhe humbën jetën gjatë luftës. Fillimisht, mori lajmin se i kishte vdekur njëri nga vëllezërit dhe një muaj më vonë forcat serbe ia vranë edhe gruan e vëllait.
Gazetare: Albulena Demaku
Ndërkohë në prill, ia vranë edhe tre vëllezërit e tjerë.
Ky lajm, për 41-vjeçarin mbetet si kujtimi më i hidhur i jetës, i cili kishte tronditur edhe nënën e babanë e tyre.
Për t’i kujtuar gjithmonë vëllezërit, Salihaj u ka vënë djemve të tij emrat e dy prej tyre.
Në anën tjetër, Shqipdoni është djali i vëllait tjetër, të cilin po ashtu e vranë në luftë.
Atë kohë, Shqipdoni ishte vetëm një vjeç, por për historinë e familjes së tij tashmë ka informacione të shumta.