Rrëfimi i të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ishte 11 vjeç kur u dhunua - Gazeta Express
string(93) "rrefimi-i-te-mbijetuares-se-dhunes-seksuale-gjate-luftes-ne-kosove-ishte-11-vjec-kur-u-dhunua"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 7:18

Rrëfimi i të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ishte 11 vjeç kur u dhunua

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 7:18

Në rrëfimin e dytë në kuadër të serive të “Heshtja që vret, klithma e vërtetë e luftës” sonte në Debat Plus me Ermal Pandurin rrëfehet një e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo dhunën e përjetoi në moshën 11 vjeçare por fillimisht ka treguar sfidat e saj e familjes së saj kur dëgjuan për herë të parë “shenjat” e luftës.

Ajo e nisë rrëfimin se sa të lumtur e kishte fëmijërinë bashkë me motrat e saja, nënën e babanë.

Gjithsesi rrugëtimi drejt asaj që nuk kishte dashur t’i ndodhte kurrë nis me ikjen e saj bashkë me familjen (kryesisht gra) nga fshati i tyre për tu larguar nga plumbat e lufta.

“Fillimin e luftës e kujtoj unë si fëmijë, një fëmijë 11 vjeçar, ka qenë fillimi i luftës që se kemi ditë as qysh, kur i nijshim ato kërsimat, edhe në atë pjesën tonë anej që krisi mas pari, ka qenë një diçka shumë e randë, se se dishim, u tutshim shumë. Po në fshat tonë ne kemi pasë refugjatë shumë, në familjen tonë janë kanë shumë refugjatë, të anëve të ndryshme. Edhe ne vetë si familje, shumë e madhe, edhe kena vazhdu rrugës, na kanë heq prej aty, erdhën forcat, na hoqën prej shtëpive tona, plot me ato gratë refugjatë që kemi qenë, edhe me nanën me motrat, me gra të mixhallarëve, me nuse të mixhallarëve, kemi marrë drejtimin e katuneve të ndryshme, na kanë heq prej katunit tonë, qashtu kolonë, edhe na kanë çu deri një pikë ku na kanë ndalu. Në atë pikën ku na kanë ndalu ata, kolona ka qenë shumë e madhe se ka qenë krejt fshati”, rrëfen ajo në Debat Pus.

Pas kësaj, për të dhe familjen ndodhi diçka që ia shtoi pasigurinë. Pas dy ose tre fshatrave që kaluan duke ecur, i ndalën dhe ndanë burrat nga gratë.

E mbijetuara që po flet për këtë moment thotë se aty iu shtua frika asaj dhe gjithë grave të familjes që ishin me të.

Madje thotë se gjatë kolonës sa kishin ecur kishin qenë dëshmitar të shumë maltretimeve të kryera nga ushtarë serb të cilët sipas saj e flisnin gjuhën shqipe.

“Kena pa shumë maltretime të mëdha, tani ka qenë një maltretim ma i randi, që e shihshe vetë kur i ndajshin djemtë ma të rinj, burrat pak më të moshuar, disa djemë të rinj kur i ndajshin prej kolonave, edhe i bëjshin rresht, edhe ju thoshin me i lidhë duart mbrapa.

Panduri: Me ecë me duar pas koke?

E mbijetuara: Po, e ato kanë qenë shumë momente të randa, se e ke ditë çka ka me u bë me ta. Edhe ka ndodhë në vendin, jo derisa kemi shku në atë kolonë, por mandej, ka qenë një vend, se aty ka qenë shumë lufta e madhe, aty ka shumë dëshmorë në atë vend, në atë vend ne kemi qenë në një objekt, mundem me e quajt objekt.  Kur kemi qenë ne në atë objekt, aty ka qenë diçka shumë e tmerrshme, që na kemi pa njerzë tu u vra para syve tanë.

Panduri: Domethënë ju jeni edhe dëshmitarë të vrasjeve të njerzve, burrave apo djemve të rinj.. po..

Dhe gjithçka ndodhte në sytë tuaj?

E mbijetuara: Po, bash të fshatit tem ku jam e lindur dhe e rritur deri në moshën para se me u martu..

Panduri: Dhe gjithçka ndodhte, ata duke i pasë duart pas koke?

E mbijetuara:
 Po, pjesa tjetër ka qenë kur unë jam dëshmitare e vetme, që veç sa e pamë një person, të fshatit tonë, edhe ai na tha, fjalët e tij të fundit kanë qenë.. na tha nëse ti e sheh familjen tem, thuaju që unë jam mirë, si ka bo 5-6 metra, e ka rrokë granata edhe e ka mbytë.
Me sy tonë e kemi pa, atë vend të ngjarjes, me sy tonë e kemi pa atë ngjarje”

Ndonëse në sytë e një 11 vjeçareje kjo ishte mjaftueshëm tragjike për ta përjetuar, këtu fillon historia e saj e përjetimeve e maltretimeve të rënda që i pa e i ndjeu edhe vet.

Marrëveshje e re amerikane për armët në Ukrainë: Çfarë do të marrë Kievi dhe kush do t&…

Klopp tregon se nga kush varet suksesi i Florian Wirtz te Liverpooli

Nominimet për “Emmy Awards 2025” – aktori 15 vjeçar i “Adolescence” b…

Bayern Munich gati 100 milionë euro për Rodrygon

Influencuesja braziliane vdes në tavolinën e operacionit gjatë një ndërhyrjeje kozmetike