“De Biazi na përloti me videon përpara ndeshjes”. Kështu e kujton një nga protagonistët kryesorë të 14 tetorit 2014 në Beograd, aty ku ndodhi edhe incidenti me lojtarët e Kombëtares shqiptare, në ndeshjen kundër Serbisë.
Taulant Xhaka ishte i pari që iu drejtua flamurit dhe ua rrëmbeu serbëve nga dora dhe ishte nga lojtarët e fundit që iu drejtua dhomave të zhveshjes. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-mesfushori që nuk i trembej syri kollaj, thyen heshtjen e gjatë dhe kujton edhe njëherë se çfarë ndodhi atë natë.
Si i motivoi trajneri Xhani de Biazi, duke u vendosur një video nga gjenocidi i bërë prej serbëve ndaj kosovarëve dhe çfarë mendoi në momentin që e kuptoi se në atë dron ishte flamuri i Shqipërisë.
Në fund, Xhaka ka edhe një mesazh për lojtarët që do të luajnë kundër Serbisë nesër në fushë. Ai thotë se futbollistët duhet të luajnë të qetë dhe të bëjnë lojën e tyre, sepse kështu kanë për ta mposhtur Serbinë.
Taulant, ke qenë një nga futbollistët e Kombëtares shqiptare që ishte në fushë atë mbrëmje të 14 tetorit në Beograd. Kanë kaluar vite, por si e kujton Xhaka atë ditë?
Kujtoj që para se të shkonim në stadium, De Biazi bëri një mbledhje në hotel për të na treguar se cili do të jetë formacioni që do të luajë. Dhe më kujtohet që italiani kishte marrë një video shumë emocionuese, kur serbët kishin bërë gjenocid më përpara ndaj kosovarëve. Kjo bëri që çdo lojtar i Kombëtares të kishte lot në sy.
Sa në rrezik ishit vërtet atë ditë?
Ne ishim shumë të fokusuar për të luajtur futboll. Realisht. Po luanim një lojë shumë të mirë dhe patëm disa mundësi për të bërë gol. Por pastaj erdhi ai dron dhe në disa momente ne nuk e kishim parë se çfarë ishte ai flamur. Pas disa sekondash, u shfaq flamuri dhe aty erdhi puna që u bë situata e rrezikshme për ne.
aaaaa