Rrëfimi i ish-mbrojtësit të Man Utd: Januzaj dikur besonte se do ta fitonte Topin e Artë - Gazeta Express
string(87) "rrefimi-i-ish-mbrojtesit-te-man-utd-januzaj-dikur-besonte-se-do-ta-fitonte-topin-e-arte"

Futboll

Gazeta Express

17/07/2025 19:49

Rrëfimi i ish-mbrojtësit të Man Utd: Januzaj dikur besonte se do ta fitonte Topin e Artë

Futboll

Gazeta Express

17/07/2025 19:49

Një detaj interesant nga e kaluara e Adnan Januzaj ka dalë në dritë falë ish-mbrojtësit të Manchester United, Demetri Mitchell.

Në një postim në platformën X, Mitchell ka treguar një episod nga koha kur të dy ishin pjesë e “Djajve të Kuq”.

Sipas Mitchell, Januzaj kishte një vetëbesim të jashtëzakonshëm në talentin e tij.

Madje, ai zbuloi se Januzaj besonte se do ta fitonte Topin e Artë.

“Adnani i tha dikur menaxherit: ‘Pse më duhet gym? Do ta fitoj Topin e Artë!’”

Januzaj, i konsideruar dikur një nga talentet më premtuese të United, nuk arriti ta realizojë këtë ëndërr të madhe, teksa nuk mundi asnjëherë ta arrijë potencialin e plotë të tij.