Rrëfimi i infermieres që ekzaminoi viktimat e Reçakut


Gazeta Express
15 Janar 2020 14:11

Infermierja Mevlide Zymberi ka rrëfyer për përvojën dhe emocionet e saj si dëshmitare e masakrës së Reçakut e cila ka ndodhur më 15 janar të vitit 1999 ku u vranë dhe u masakruan 45 shqiptarë nga forcat policore serbe

Infermierja Zymberi tregon se në vendin ku ishte kryer masakra në Reçak, kishin shkuar së bashku me Dr. Vezir Bajramin dhe infermieren tjetër Vlora Asllani. Atë ditë kishin pasur gjithsej 70 persona të plagosur.

“Më 16 janar bëmë verifikimin (ekzaminimin) e 45 të masakruarve duke përshkruar plagët vdekjeprurëse të secilit të vrarë një nga një në vendin e ngjarjes në Reçak nga ora 9 deri në orën 11”, ka shkruar Zymberi në rrëfimin e saj.

Rreth orës 11:00 kishte mbërritur edhe ambasadori i OSBE-së, William Walker, i cili i kishte kërkuar Dr. Bajramit që ta dërgonte te trupat e pajetë në vendin ku ishte kryer masakra.

“Posa e ka parë Walkeri ngjarjen ka folur me mjekun: ju jeni mjek, i keni bërë ekzaminimin e kufomave, ju e keni vlerësuar ngjarjen si masakër, atëherë mua nuk më duhet asgjë tjetër veç këtë e shpalli ‘Masakër kundër njerëzimit’ ku aty për aty i kanë ngritur satelitët të gjitha agjencitë e huaja dhe ai kanë dhënë lajmin tërë botës për çfarë kishin bërë serbët mbi popullatën e pafajshme në fshatin Reçak”, ka rrëfyer infermierja.

Te fundit


Kthehu lart