Rrëfimi i hoxhës që varrosi 45 viktimat e Masakrës së Reçakut


Gazeta Express
14 Janar 2020 20:01

Imami Isa Tërshani nga Shtimja tregon përjetimet për varrimin e 45 civilëve që u masakruan nga forcat serbe në Reçak.

Këtu prehen trupat e 45 civilëve, që pamëshirshëm u masakruan nga ushtria serbe më 15 janar 1999.

Para se të pushkatoheshin, këta banorë të fshatit Reçak të Shtimes u masakruan e u torturuan.

Jo vetëm vdekja e tyre ishte e rëndë.

Edhe pas vdekjes, të gjallët e Reçakut pos dhimbjes u përballën me një sfidë tjetër.

Pati shumë presione nga regjimi serb edhe për ceremoninë e varrimit të të vrarëve.

Më shumë se dy dekada më pas, hoxhë Isa Tërshani nga Shtimja tregon përjetimet e 15 janarit dhe të ditëve në vijim.

Policët serbë, sipas Tërshanit kërkonin që 45 të vrarët të varrosen në tre lokacione të ndryshme.

Përfundimisht, pas afër një muaji nisi edhe hapja e varreve për të rënët.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Shtime, hoxhë Isa Tërshani përshkruan zhvillimin e gjithë ceremonisë mortore.

Maskra e Reçakut mbetet një nga dëshmitë më të fuqishme të gjenocidit që shteti serb kreu në Kosovës gjatë luftës së fundit.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart