Florian Marku gjatë një interviste të dhënë së fundmi për Mirror në Angli, ka folur si ka mbërritur në Londër, para dy vitesh. Boksieri tregon se një menaxher e ftoi të zhvillonte një ndeshje në Londër dhe ai e pranoi.
Kur mbërriti në Angli, Marku zbuloi se ishte gënjyer, por në fund vendosi të qëndrojë në Angli dhe të ndërtojë një jetë të re atje.
“Kam ardhur këtu dy vjet më parë, tani jetoj këtu. Kisha një ofertë për një ndeshje dhe kjo ishte arsyeja që fillova këtu. Ishte një ofertë nga një menaxher, por ai nuk ishte dikush serioz dhe kur erdha këtu e kuptova se ata ishin duke bërë shaka, ata më gënjyen.
Thashë: ‘Çfarë të bëj tani? ‘. Ndeshja nuk u zhvillua, por unë qëndrova këtu, mora një shtëpi, fillova stërvitjen. Fillova të ndërtoj jetën time. Nga ajo ditë jam këtu dhe e dua këtë vend”, u shpreh Marku në intervistë.
Boksieri shqiptar ka rrëfyer rrugëtimin e tij duke filluar që nga emigrimi në greqi kur ishte 8 vjeç së bashku me familjen.
“Ishte në vitin 1997 kur qeveria ra, Shqipëria ishte pa qeveri, kishte armë në rrugë,” kujton Marku.
“Kishte shumë, shumë probleme në atë kohë dhe babai im vendosi të shkonim në Greqi, e cila është në kufi me Shqipërinë, kur unë isha tetë vjeç.”
Boksieri kujton se kur gjërat u qetësuan në Shqipëri ai u rikthyue për të vazhduar karrierën e boksit.
Teksa flet pë mbështetjen e tifozëve shqiptarë ndaj tij Marku thotë: “Ata më duan sepse shohin se unë jap zemrën time kur shkoj në ring. Kur hyj atje, nuk mendoj të humbas. Mendja ime është 100% fitore.
Tifozët shqiptarë, ata më njohin. Ata u rritën duke parë luftimet e mia, ngjitjen time, zhvillimin tim.
Unë jam patriot. Jam krenar për Shqipërinë, çdo luftë që bëj me flamurin tim shqiptar. Kjo i bën ata krenarë dhe ata më mbështesin mua.
Jam i lumtur që tifozët këtu në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar të dëgjojnë për mua. Atyre u pëlqen stili im, e shohin sesi luftoj.
Unë nuk bëj një ndeshje të mërzitshme, unë sjell vetëm një luftë emocionuese dhe jam i lumtur që ka shikueshmëri.”
Ndërsa Marku ka qenë në shumë vende rreth e përqark globit, Shqipëria mbetet shtëpia e saj. Dhe ëndrra është e thjeshtë – të kthehet një ditë me një rrip kampionati botëror rreth belit, si një kthim i lavdishëm në shtëpi.- përfundon shkrimin The Mirror.