Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se ka dashur ta “eliminojë” presidentin sirian, Bashar al Asad në vitin 2017, por sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes, James Mattis e ka kundërshtuar operacionin.
“Isha më se i interesuar që ai të mënjanohet. Gjithçka ishte përgatitur për atë. Mattis nuk deshi ta bëjë atë. Mattis ishte gjeneral mjaft i mbivlerësuar dhe e lashë të largohet”, theksoi Trump për televizionin “Fox Neës”.
Tramp theksoi se Mattis ishte “lider i keq”.
“Ishte i tmerrshëm ndaj meje, ishte gjeneral i tmerrshëm”, theksoi Trump. Ai gjithashtu e akuzoi gjeneralin e pensionuar se nuk ka dashur ta fitojë Shtetin Islamik në Irak dhe në Siri.
“E hoqa qafe ISIS-in kur ai u largua. Bëra punë të shkëlqyeshme lidhur me ISIS-in, 100 për qind e hoqa qafe kalifatin”, theksoi Tramp.
Mattis dha dorëheqje nga funksioni në vitin 2018.