Rrëfimi i Baton Haxhiut: Rugova kërkoi të mos e shikonte në sy Millosheviqin në Hagë, fjalimi i Albin Kurtit në Mynih ishte qesharak - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

18/02/2020 10:16

Me i fundit

Rrëfimi i Baton Haxhiut: Rugova kërkoi të mos e shikonte në sy Millosheviqin në Hagë, fjalimi i Albin Kurtit në Mynih ishte qesharak

Ballina

Gazeta Express

18/02/2020 10:16

Gazetari Baton Haxhiu ka qenë mbrëmë mysafir në emisionin “Pressing” të Televizionit 7, ku ka shpalosur shumë gjëra nga historia personale dhe ka komentuar zhvillimet aktuale politike. Haxhiu ka folur për takimin që kanë pasur së bashku me Mahmut Bakallin në vitin 1997 me ish-shefin e Shërbimit Sekret serb, Jovica Stanishiq. Gazetari Haxhiu ka folur edhe për dëshminë e tij në Tribunalin e Hagës kundër Sllobodan Millosheviçit. Ai ka komentuar edhe fjalimin e fundit në Konferencën e Mynihut të Kryeministrit Kurti ku tha se Kurti ish qesharak në propozimet që bëri në atë konferencë, shkruan Gazeta Express.

Haxhiu ka thënë se ballafaqimi me Jovica Stanishiqin ka qenë pjesa më e dinjitetshme e jetës së tij.

“Ballafaqimi me Stanishiqin është pjesa më e dinjitetshme e jetës time”, tha Haxhiu në emisionin Pressing në T7.

Tregoi se për këtë takim në të cilin prezent ishin ai, Mahmut Bakalli dhe dy të tjerë, emrat e të cilëve ai nuk i publikoi, Stanishiqi kishte marrë lejen e amerikanëve.

“Stanishiqin e kam taku 4 – 5 minuta. Na kemi kërkuar Republikën e Pavarur të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë”, sqaroi Haxhiu duke kujtuar takimin e vitit 1997.

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ish-presidenti, Ibrahim Rugova kishte kërkuar leje në Hagë që të mos e shihte në fytyrë Sllobodan Millosheviqin.

“Rugova ishte i guximshëm dhe u takua me Millosheviqin para luftës”, thotë Haxhiu.

“Në Hagë gjatë gjykimit për krime lufte, Rugova kërkoi leje që të mos e shikonte në fytyrë Millosheviqin”, tregon ai.

Tutje Haxhiu thotë se ai është takuar me Millosheviqin dhe është ballafaquar me të.

“Millosheviqi u ballafaqua me mua dhe më tha në sy që Kosova kurrë nuk do të bëhet e pavarur”, tregon ai.

Tutje, Haxhiu tha në “Pressing” se fjalimi i Kurti në Bruksel ka qenë qesharak.

“Kërkesa e tij për Plan Marshall për Ballkanin është qesharak për Europën”, thotë Haxhiu.

“BE nëpërmes shumë fondeve, dhe IPA’s, investon miliona në Ballkan në bazë të performancës së demokracisë”

Tutje ai flet edhe për idetë tjera në fjalim.

“Ai kërkoi që të ketë integrim për të gjitha shtetet, dhe e hodhi këtë si ide. Ai është kryeministër dhe nuk e ka më luksin të hedhë ide. Nuk shkoi atje të flas me organizata joqeveritare”, shtoi Haxhiu.

“Tutje, fjalia e tij nuk ka marrëveshje pa dialog, ishte cinike për Grenellin. Ai mori dënimin e tij që nuk u takua me të”

Haxhiu poashtu ka thënë se nuk ka qenë i përfshirë në idenë për ndryshimin e kufijve të Kosovës.

“Nuk kam lidhje me çështjen e korrigjimit, vetëm e kam bërë të ditur”, ka thënë Haxhiu.

“Thaçin e dëgjova së pari duke folur për këtë në një emision, gjë të cilën e konsiderova gabim si ai e artikulonte. Nuk kam njohur njeri më institucionalist, nuk e di pse gaboi në deklaratat për Preshevën”, tregon Haxhiu.

Ai ka mohuar se ishte pro ndarjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë kam qenë kundër që VV të ndahet’, nis rrëfimin e tij Haxhiu.

Ai kujton një emision të transmetuar në televizionin publik të Kosovës ku Kurti ishte paraqitur menjëherë pas lirimit të burgut.

Kjo intervistë e kritikuar nga Haxhiu, shpjegon ai, ndikoi në ftohjen e raporteve mes tij dhe Kurtit.

“Unë e pata shkruar një shkrim që emisioni ishte pa shije”, thotë ai.

“Problemi me Albinin lind aty dhe kemi pasur një pauzë të komunikimit”, shtoi ai.

“Nëse dikujt i kam ndihmuar me sinqeritetin më të madh, i kam ndihmuar VV’së”, tha Haxhiu.

“Glauku pati gënjyer kur tha se ju kam thënë të largohen nga Vetëvendosje”, theksoi ai. /GazetaExpress/