Rrëfimi i babait nga Qirezi: Mu shterën lotët nga dhimbja për katër fëmijët e vrarë nga Serbia - Gazeta Express
string(93) "rrefimi-i-babait-nga-qirezi-mu-shteren-lotet-nga-dhimbja-per-kater-femijet-e-vrare-nga-serbia"

Rrëfimi i babait nga Qirezi: Mu shterën lotët nga dhimbja për katër fëmijët e vrarë nga Serbia

Gazeta Express

21/11/2020 19:58

Sheremet Sejdiu qe 22 vjet po pret drejtësi për katër djemtë e vrarë nga regjimi serb. Derisa thotë se i janë shterur lotët mbetet me shpresën se një ditë drejtësia do të triumfojë. Masakra në fshatin Qirez prej nga vjen Sejdiu, në aktakuzën e Speciales u quajt sulm dhe jo masakër.

Pak ditë para se të bëheshin 22 vjet nga vrasja e djemve të saj, vdiq nëna Adibe. Ajo i pa me sy forcat serbe duke ia vrarë djemtë.

Lexo Edhe:

Tani babai i Beqir, Nazmi, Bedri e Bekim Sejdiut rrëfehet për zhgënjimin në drejtësi përderisa thotë se cdo natë lutet që kriminelët serbë që ia vranë fëmijët të marrin dënimin e merituar.

Sheremet Sejdiu thotë se forcave serbe nuk iu mjaftoi vrasja e katër djemve por edhe i rrahën gratë dhe fëmijët.

Ai thotë se arrestimi i ish-krerëve të UCK’së e ka lënduar.

Sipas tij kjo është padrejtësi sërish ndaj djemve të tij dhe gjithë të vrarëve dhe të masakruarve e viktimave të dhunimit serb.

Ai thotë se do të vdes me zhgënjimin dhe lëndimin se kriminelët serbë nuk u dënuan.