“Rrëfime të Ushqimit” në Galerinë Kombëtare të Kosovës - Gazeta Express
string(52) "rrefime-te-ushqimit-ne-galerine-kombetare-te-kosoves"

Arte

Gazeta Express

26/08/2025 14:29

“Rrëfime të Ushqimit” në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Arte

Gazeta Express

26/08/2025 14:29

Më 27 gusht, prej orës 17:00 deri në 19:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës mbahet një ngjarje komunitare e veçantë: “Rrëfime të Ushqimit” me Jeton Jagxhiun.

Në këtë takim, grafisti dhe studiuesi i kulturës ushqimore Jeton Jagxhiu do të ndajë rrëfime mbi bukën, gatimin dhe rolin e tyre në kujtesën kulturore të Kosovës.

Jeton Jagxhiu (1972, Prizren) është grafist dhe inxhinier i diplomuar i teknologjisë grafike. Krahas profesionit, ai hulumton marrëdhëniet mes ushqimit, kulturës dhe identitetit shoqëror, me fokus në krahinën e Prizrenit. Në librin e tij të ardhshëm “Hajet, kërkimet dhe krejt rrëfimet” ai dokumenton ciklin e hajeve tradicionale, me theks të veçantë tek origjina e djathit të Prizrenit si një rrëfim mbi lashtësinë e qytetit.