Sonte, me fillim nga ora 20:00 në televizionin T7, do të transmetohet një dokumentar special që sjell një rrëfim të veçantë të kandidatit të LDK-së për Prishtinën, Përparim Rama, mbi projektet më të spikatura që po transformojnë kryeqytetin.
Dokumentari sjell një rrëfim të veçantë të Ramës mbi zhvillimet infrastrukturore, hapësirat publike, projektet urbanistike dhe iniciativat që e çojnë kryeqytetin drejt një vizioni modern dhe të qëndrueshëm.
Në njoftimin e tij, Rama thekson se bëhet fjalë për punët konkrete që, sipas tij, po e drejtojnë Prishtinën drejt vizionit të së nesërmes dhe po e bëjnë atë një qytet më modern, më funksional dhe më të jetueshëm për të gjithë qytetarët.
“Ju ftoj ta ndiqni dokumentarin dhe të shihni nga afër transformimin e Prishtinës çdo ditë,” ka shkruar ai.
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...