Rrëfehet kameramani që e filmoi i pari Masakrën e Reçakut - Gazeta Express

Rrëfehet kameramani që e filmoi i pari Masakrën e Reçakut

Ballina

Gazeta Express

06/12/2019 20:44

Familjarët e viktimave të Reçakut dorëzojnë kallëzim penal ndaj Vuçiqit që e mohoi masakrën

Me kamerën e tij, ishte i pari që filmoi tmerrin që kishte mbretëruar në  Reçak. 

15 janari i vitit 1999 do të ishte i kobshëm për Kosovën. Në Reçak, gjithsej 45 viktima u masakruan në mënyrë çnjerëzore nga paramilitarët serbë.

E këtë e kujton edhe sot pas 20 vitesh Sylejman Kllokoqi, operatori që shërben për Associated Press.

Ky krim lufte që u krye në Reçak ishte një nga arsyet që përshpejtuan intervenimin urgjent të NATO-së, që më vonë bombardoi Serbinë.  

E pikërisht në këtë ditë kishte nisur edhe misioni i OSBE-së, me më në krye ambasadorin William Walker.

E si të paqenë këtë masakër e kishte pa një ministër i qeverisë së Kosovës.

Por për një deklaratë publike që kishte bërë Ivan Teodosijeviq, Gjykata Themelore dha dy vjet dënim më burg nën arsyen se ka bërë thirrje për nxitje të urrejtjes.

Ndërkaq  në përkrahje të serbit dolën shumë bashkëkombës të tij.

Përfshirë këtu presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq, dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Vuçiq, i cili tha se masakra e Reçakut është trillim i William Walkerit, duket se shumë shpejt do të ketë përballje me drejtësinë.

E, për këto deklarata, banorët e Reçakut kanë ngritur kallëzim penal kundër presidentit serb në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Në emër të tyre këtë e ka bërë avokati, Tomë Gashi.

E deri sa për Aleksandar Vuciqin masakra e Reçakut është gjë e shpikur, njëjtë nuk është për Bashkimin Evropian.

Zyra e BE-së në Prishtinë, në një përgjigje për T7, ka thënë se nuk ka vend për mohimin e krimeve që kanë ndodhur në Reçak përgjatë janarit të vitit 1999.

Sipas Brukselit zyrtar, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë për pajtim, dhe për punë të ndershme në respekt të viktimave.