Rrëfehet Jordan: "Si i gjeta shokët mes kokainës dhe femrave..." - Gazeta Express
string(58) "rrefehet-jordan-si-i-gjeta-shoket-mes-kokaines-dhe-femrave"

Rrëfehet Jordan: “Si i gjeta shokët mes kokainës dhe femrave…”

Gazeta Express

20/04/2020 22:09

Michael Jordan, legjenda e NBA-së, shkori historinë i këtij sporti me Chicago Bulls, por përvoja e tij në skuadrën nga Ilinois nuk ka qenë vetëm fushë me lule.

Të paktën kjo është ajo që del nga dëshmia e lojtarit legjendar pas shfaqjes së dy episodeve të para të “The Last Dance” (Vallëzimi i Fundit), dokumentari i prodhuar dhe publikuar nga ESPN, në të cilin zbulohet fytyra më pak e njohur e Bulls-ave.

Lexo Edhe:

Seriali fillon me biografinë e lojtarit të vlerësuar si më i miri i të të gjitha kohërave, kohën e tij në Karolinën e Veriut dhe ardhjen e tij në vitin 1984 te Chicago Bulls, që në atë kohë ishte një nga ekipet më të këqija në NBA. Jordan po shkonte në një ambient që nuk ishtë më i miri për një basketbollist të ri. Të paktën kështu e kujton Jordan në një moment të dokumentarit:

“Ndodhi në Peoria, Illinois. Isha në hotel dhe po kërkoja shokët e mi. Nisa të telefonoja në të gjitha dhomat dhe iu afrova njërës, ku dëgjova zhurmë. Mund të dëgjoja dikë që thoshte: “shhhh, është dikush atje”. Pastaj dëgjova një zë duke pyetur: “Kush është?” Unë u përgjigja: “MJ”. Dhe ata thanë: “Dreqi e mori, është ky i riu. Mos u shqetëso. Kështu ata hapën derën dhe, praktikisht, i gjithë ekipi ishte atje, duke bërë gjëra që nuk i kisha parë kurrë në jetën time. Kishte vija kokaine kudo, gypa marijuana, femra … Ishte një cirk.”

Që në momentin e parë, Jordan dëshironte t’ua bënte të qartë pozicionin e tij shokëve të skuadrës:

“U largova. Nëse dikush do të shfaqej në atë dhomë, në atë kohë, do të ndisha po aq fajtor sa edhe pjesa tjetër e njerëzve që ishin aty. U shfaqën artikuj që shkruanin se Bulls-at ishin cirku i kokainës. Prej atëherë, unë qëndrova vetëm.”

Gjatë dokumentarit Jordan ripohoi qëndrimin e tij kundër përdorimit të drogës:

“Nuk shkova në klube nate, nuk pija duhan, nuk kam përdorur kokainë dhe në atë kohë nuk piva as alkool. Kërkoja vetëm të çlodhesha që të ndihesha mirë për të luajtur basketboll”. /SS/