Rrëfehet i mbijetuari i Masakrës së Mejës, ku forcat serbe vranë të paktën 377 civilë - Gazeta Express
string(84) "rrefehet-i-mbijetuari-i-masakres-se-mejes-ku-forcat-serbe-vrane-te-pakten-377-civile"

Rrëfehet i mbijetuari i Masakrës së Mejës, ku forcat serbe vranë të paktën 377 civilë

Lajme

Gazeta Express

05/08/2022 23:18

Bozhidar Deliq, i cili udhëhiqte Brigadën 549 të motorizuar të ushtrisë jugosllave, është zgjedhur prapë nënkryetar i parlamentit të Serbisë. Dyshohet se trupat e udhëhequr nga ai kryen krime të shumta në Dukagjin.

Gazetare: Elena Ukaj

Lexo Edhe:

Mallin për familjarët e shuan në këto varreza.

E kur përmendet masakra e Mejës, Gjokë Sokolit ende i kujtohet mbiemri i gjeneralit serb, që komandonte forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Bozhidar Delliq, i cili udhëhiqte Brigadën 549 të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, eshte zgjedhur prapë nënkryetar i parlamentit të Serbisë. Në një sulm në fshatrat Mejë dhe Korenicë, forcat serbe, përfshirë ushtarë të komanduar nga Delliq, vranë të paktën 377 civilë, 36 prej të cilëve ishin nën 18 vjeç.

Sokolit i kujtohet mirë nata kur nisi rrethimi i fshatit.

Më 27 prill 1999, Filip, Simon, Kristë, Kastriot e Gjergj Sokoli, familjarë të 70-vjeçarit, nuk i shpëtuan masakrës.

Gjatë bombardimeve të NATO-s, Sokoli vizitonte herë pas here Mejën, për të kërkuar ndonjë shenjë për së gjalli të familjarëve. Por ata nuk kishin mbijetuar.

E një varr i hapur e pret edhe motrën e tij, Pashke Sokolin, e cila ende është e zhdukur, bashkë me 16 të tjerë.