Gazetar: Liridon Spahiu
Tërë qenien dhe jetën ia dedikoi skenës artistike të vendit e popullit të tij, që një ditë ta ketë vendin dhe trajtimin e merituar.
Mirëpo, aktori i mbi 200 roleve në film e teatër, nuk e kishte menduar kurrë se do të vinte dita që vendi i tij do ta harronte në kohën kur ai ka nevojë më së shumti.
“Derisa Çuni të jetë gjallë, nuk do të vdesë arti i tij”, kështu thotë Çun Lajçi, të cilin këto ditë kemi pasur rastin ta shohim në një pozitë tjetër dhe që menjëherë ka ngjallur reagim dhe diskutim.
Tash e disa ditë, Lajçi po bën shitjen e veprave të tij letrare nëpër sheshet kryesore të komunave të Kosovës, duke dashur kështu të shprehë një rebelizëm ndaj gjithë situatës dhe trajtimit që u bëhet artistëve në vendin tonë.
#gjesi: Çun Lajqi del në shesh për t’i shitur librat e tij, ia blen të gjitha Labinot Tahiri