Rrëfehet “Barbie” i Kosheres: Si u bëra pjesë e spektaklit të humorit - Gazeta Express
string(66) "rrefehet-barbie-i-kosheres-si-u-bera-pjese-e-spektaklit-te-humorit"

Rozë

Gazeta Express

29/09/2021 17:43

Rrëfehet “Barbie” i Kosheres: Si u bëra pjesë e spektaklit të humorit

Rozë

Gazeta Express

29/09/2021 17:43

“Kosherja” ka nisur sezonin e dytë në ekranin e ABC. Puntata e dytë u transmetua mbrëmjen e djeshme, dhe spektaklit i janë shtuar personazhe të reja. Ndër ta është dhe aktorja e njohur, Ina Gjonci me rolin e një Barbie.

E ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, aktorja tregoi se qëllimi i këtij personazhi është për të ofruar një lloj ndryshimi por dhe për të përcjellë një mesazh.”Personazhi është një lloj mozaiku i heroinave të përrallave që vajzat i duan fort, dhe se si do të rrëfeheshin ato sot.

Lexo Edhe:

Është një temë e prekur jo vetëm në humor, në sociologji, psikologji sepse trajtimi i heroinave është shumë e rëndësishme në atë që do të bëhen një ditë. Kjo e vërtetë se si Barbie ka evoluar në vite, për të ardhur më pranë dëshirës që atë të tjerët duan që të jetë.”, thotë ajo.

Por si u bë pjesë e këtij spektakli të humorit? “Ishin dy rrugëtime që u bashkuan sepse kishim një angazhim deri diku që nuk u konkludua për të qenë pas kuintave. Tani vendosa që të shkruaja dhe të isha vetë ajo. “, theksoi Ina. /abcnews.al