Rrebeshe shiu me bubullima, moti për sot dhe fundjavë - Gazeta Express
string(52) "rrebeshe-shiu-me-bubullima-moti-per-sot-dhe-fundjave"

Rrebeshe shiu me bubullima, moti për sot dhe fundjavë

Lajme

Gazeta Express

24/06/2022 7:01

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë vikendit në vend, raporton Express.

24.06 – Orëve të hershme të mëngjesit, vende-vende mbesin mundësi për rrebeshe shiu.  Ditën kryesisht me diell dhe jo aq nxehtë.

Lexo Edhe:

25.06 – Nxehtë e kryesisht me diell.  Pasdite më pas priten rrebeshe me bubullima.

26.06 – Kryesisht me diell.  Pasdite vransira kalimtare me mundësi për riga lokale shiu.

27.06 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.

Temperaturat mbesin paksa të larta.  Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, e maksimalet nga 28C deri në 31C, e lokalisht edhe 32C e 34C.

Do të fryjë erë kryesisht nga krahu verior, të enjten edhe e fuqishme 7-15m/s.

Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale./Express