Një sistem me presion të ulët nga Italia po lëvizë në drejtim të vendit dhe rajonit tonë të mërkurën dhe të enjten.
Nën këto kushte, pritet mot me vranësira dhe intervale me diell, të cilat herë pas here dhe lokalisht do të përcillen me rrebeshe shiu, shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër.
Në disa zona, stuhitë do të jenë me lëvizje më të ngadalshme, të cilat mund të çojnë në vërshime.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente dhe zona të caktuara, priten erëra jashtëzakonisht të fuqishme, deri në 100 km/h, të cilat parashihet të sjellin edhe dëme materiale.
Nga e premtja e deri në fundjavë, parashihet mot me diell dhe vranësira, me mundësi për ndonjë reshje të izoluar, sidomos të dielën.