Rrahu ish-të dashurën dhe kundërshtoi policinë, arrestohet i riu në Sarandë - Gazeta Express
string(74) "rrahu-ish-te-dashuren-dhe-kundershtoi-policine-arrestohet-i-riu-ne-sarande"

Rrahu ish-të dashurën dhe kundërshtoi policinë, arrestohet i riu në Sarandë

Shqiperi

Gazeta Express

11/08/2022 16:34

Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Sarandë, për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij.

Gjatë momenteve të shoqërimit në polici i riu ka kundeërshtuar me dhunë policinë.

Lexo Edhe:

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tjj, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë momentit të shoqërimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Gazeta Express