Policia në Podujevë ka arrestuar një grua e cila ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj, e më pas edhe anëtarëve tjerë të familjes
Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në Podujevë, njofton policia në raportin 24-orësh.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj, e më pas edhe ndaj anëtarëve tjerë të familjes”, njofton policia.
Po ashtu, është bërë e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë. /Express/
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....