Rrahmani thotë se “është skandal” biseda e Kusari-Lilës me Radoiçiqin - Gazeta Express
string(67) "rrahmani-thote-se-eshte-skandal-biseda-e-kusari-liles-me-radoiciqin"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2024 23:29

Rrahmani thotë se “është skandal” biseda e Kusari-Lilës me Radoiçiqin

Lajme

Gazeta Express

13/06/2024 23:29

Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, për bisedën telefonike të të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje me kriminelin Milan Radoiçiq thotë se është skandal.

Ai ka thënë se ajo nuk e përfaqëson atë politikisht dhe as ideologjikisht.

Lexo Edhe:

“Unë kam thanë se edhe atëherë ka qenë gabim edhe tash është gabim, e sidomos kur e di që një person është në kërkim nga organet e shtetit edhe është në listën e zezë të Amerikës. Kështu që s’kam qa me i shtu ma shumë e as me i hek ma shumë, në aspektin e përfaqësimit politik dhe ideologjik kom deklaruar që s’kam të bëj asgjë me Mimoza Kusarin edhe me Alternativën si subjekt”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Rrahmani tutje ka thënë se nuk po e heq përgjegjësinë ndaj Kusari-Lilës.

“Unë po them që është skandal, në aspektin që je duke diskutuar me dikë që është në kërkim nga organet e shtetit edhe e di që është personi në fjalë, se ndoshta mundet me të thirrë në telefon e mos me ditë e me ia hapë telefonin me një numër, por në momentin kur një deputet tjetër del e deklaron se po kërkon me folë e me diskutu e ti po pranon me folë është problem, sidomos kur nuk e tregon të vërtetën pastaj në emision është edhe ma problem. Tash ky është gjykimi që unë mundem me bë si deputet, s’kam ndonjë mekanizëm tjetër të cilin mundëm me marrë”, ka thënë Rrahmani./Telegrafi