“Rrahmani nuk do të largohet në janar nga Verona" - Gazeta Express
string(49) "rrahmani-nuk-do-te-largohet-ne-janar-nga-verona-2"

Gazeta Express

12/12/2019 23:25

“Rrahmani nuk do të largohet në janar nga Verona”

Gazeta Express

12/12/2019 23:25

Drejtuesit e Veronës kanë insistuar se qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, nuk do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, pavarësisht interesimit nga skuadrat e tjera të mëdha në Serie A.

Mediumet italiane të enjten kanë raportuar se Interi ka shprehur interesim për Rrahmanin, të cilin po synon ta transferojë në fillim të vitit të ardhshëm, pas paraqitjeve të mira që ka treguar këtë edicion.

Lexo Edhe:

Rrahmani vlerësohet 15 milionë euro nga Verona, me të cilën skuadër ka kontratë deri në vitin 2023.

“Rrahmani nuk do të largohet në janar, do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit dhe të zhvillohet si lojtar”, ka thënë presidenti i Veronës, Maurizio Setti.

25-vjeçari këtë edicion ka 16 paraqitje me Veronën, tek e cila skuadër u transferua në verë nga Dinamo e Zagrebit për 2.1 milionë euro.