Rrahmani nga karantina: Kam mbetur vetëm me biçikletën time, shpresoj të bëhet mirë shpejt - Gazeta Express
string(88) "rrahmani-nga-karantina-kam-mbetur-vetem-me-bicikleten-time-shpresoj-te-behet-mire-shpejt"

Rrahmani nga karantina: Kam mbetur vetëm me biçikletën time, shpresoj të bëhet mirë shpejt

Gazeta Express

24/03/2020 19:14

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, e ka pranuar se e ka të vështirë të qëndrojë i ngujuar në karantinë krejtësisht i vetëm, për shkak të frikës nga pandemia koronavirus.

Mbrojtësi i Hellas Veronës Rrahmani ka pothuajse një muaj që është i mbyllur, me kërkesë të klubit, për shkak të frikës nga infektimi me Covid-19, sëmundjen ngjitëse që e ka kapluar botën dhe e ka pezulluar sportin anë e mbanë saj, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Futbolli në Itali, vendin më të goditur në botë nga koronavirusi me mbi 7.000 të vdekur, është shtyrë të paktën deri më 2 maj.

Ylli nga Prishtina ka zbuluar se ende nuk i është bërë asnjë test për koronavirus, për shkak se nuk ka shfaqur simptoma të këtij virusi, por pret që t’i bëhet një në të ardhmen.

“Para dy të dielave, kemi zhvilluar ndeshjen me Sampdorian, kemi humbur 1-2. Pas disa ditësh, disa lojtarë të Sampdorias dolën pozitivë, kemi qenë të detyruar të qëndronim të izoluar. Nuk na është bërë asnjë test, sepse nuk kemi pasur asnjë simptomë. Para se të nisë stërvitja, mendohet me 4 prill, por do të jetë e vështirë, do të na bëhen testet”, ka Rrahmani për SuperSport.

I pyetur se kur do t’i bashkohet skuadrës së Napolit, me të cilën ka nënshkruar kontratë në janar me pajim që të qëndrojë në Verona deri në përfundim të sezonit, 25-vjeçari tha: “Më 1 korrik është kontrata, nuk e di se çfarë do të bëhet.”

Rrahmani e kupton se nuk është ndjenjë e mirë të jesh beqar në një kohë karantine, duke bërë shaka se tani ka mbetur vetëm me biçikletën e tij.

“Tani po e kuptoj që jo, kam mbetur vetëm, me biçikletën”, tha ai.

Ai tregoi se familja e tij është mirë dhe thotë se i gëzohet shtyrës së ndeshjes së Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020, i cili është shtyrë po ashtu për 2021, duke nënvizuar se të luash pa tifozë është sikur të luash pa ndjenja.

“Më mirë që është shtyrë, sepse do ta zhvillonim pa tifozë. E provuam me Sampdorian, ishte pa ndenja, pa entuziazëm. Familja ime? Të gjithë janë mirë, kanë qëndruar brenda. Shpresoj të kalojë kjo situatë sa më shpejt”, shtoi ai. /Gazeta Express/