Rrahmani nesër për teste mjekësore te Napoli - Gazeta Express
string(44) "rrahmani-neser-per-teste-mjekesore-te-napoli"

Rrahmani nesër për teste mjekësore te Napoli

Gazeta Express

16/01/2020 18:57

Gjithçka po shkon drejt finalizimit.

Së shpejti, kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, do të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i Napolit.

Lexo Edhe:

Siç raporton ‘Sky Sports Italia’, 25-vjeçari të premten do t’i kryejë testet mjekësore për ta kompletuar kalimin nga Hellas Verona te Napoli.

Ai do të qëndrojë në formë huazimi te Verona deri në fund të sezonit dhe më pas do t’i bashkohet Napolit për t’u përgatitur për sezonin 2020/21.

Amiri ka vetëm pak muaj që la Dinamo Zagrebin për Hellas Veronën e sapo promovuar në Serie A, por ka shkëlqyer me paraqitje brilante duke i rënë në sy shumë klubeve, megjithatë Napoli është treguar më dinak dhe ka rrëmbyer kosovarin.

Raportohet se Rrahmani do t’i kushtojë Napolit rreth 14 milionë euro, do të nënshkruajë kontratë deri më 2025. /Gazeta Express/