Rrahmani ka kryer me sukses testet mjekësore, zyrtarizimi çështje orësh - Gazeta Express
string(71) "rrahmani-ka-kryer-me-suksese-testet-mjekesore-zyrtarizimi-ceshtje-oresh"

Rrahmani ka kryer me sukses testet mjekësore, zyrtarizimi çështje orësh

Gazeta Express

17/01/2020 18:05

Amir Rrahmani bën hapin e madh në karrierë.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës tashmë mund të konsiderohet një futbollist i Napolit.

Lexo Edhe:

Mëngjesin e kësaj të premteje Rrahamani i është drejtuar klinikës Villa Stuart në Romë për të kryer vizitat mjekësore në llogari të Napolit dhe gjithçka ka rezultuar e suksesshme.

Paraqitjet e shkëlqyera të ish-mbrojtësin e Paritzanit me fanellën e Veronës në këtë sezon bënë që Napoli të paguante plot 14 milionë euro për kartonin e tij.

Sipas ‘Di Marzio’, me Napolin Rrahmani do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 1,8 milionë eurosh në sezon, 200 mijë euro më shumë sesa përfiton aktualisht Elseid Hysaj.

Por edhe pse tashmë është një futbollist i Napolit, Amir Rrahmani do të qëndrojë deri në fund të sezonit të Verona teksa tashmë do të luajë si i huazuar te skuadra e Ivan Juric.