Albion Rrahmani po shkëlqen në elitën e futbollit çek në këtë fillimsezoni, duke treguar formë të jashtëzakonshme me Sparta Pragën.
Sulmuesi dardan pati paraqitje të madhe edhe në ndeshjen e fundit kampionale, duke shënuar dy gola, dhe kështu duke u futur në formacionin e javës në Çeki.
25-vjeçari ka shënuar pesë gola në shtatë paraqitjet e para në Chance Liga në futbollin çek.
Po ashtu, Rrahmani ka shënuar edhe tre gola në kualifikimet evropiane.
Sipas raportimeve të fundit, për Rrahmanin interesim ka shfaqur Lyoni i Francës.
Albioni është i ftuar te Kosova për ndeshjet e shtatorit ndaj Zvicrës dhe Suedisë./GazetaExpress/