Rrahmani dhe Hasani shënojnë në barazimin ndaj Clujit të Thaqit e Korenicës - Gazeta Express
string(75) "rrahmani-dhe-hasani-shenojne-ne-barazimin-ndaj-clujit-te-thaqit-e-korenices"

Rrahmani dhe Hasani shënojnë në barazimin ndaj Clujit të Thaqit e Korenicës

Futboll

Gazeta Express

20/07/2024 23:08

Rapidi i Bukureshtit ka barazuar 2:2 me Clujin në kuadër të xhiros së dytë në elitën e futbollit rumun.

Nga minuta e parë për Rapidin startoi Albion Rrahmani, kurse për Clujin Meriton Korenica, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

E Albion Rrahmani shënoi për 1:1 në minutën e 53-të, duke u treguar i saktë nga penalltia.

Kurse, Florent Hasani që u inkuadrua në lojë në minutën e 85-të, shënoi në minutën e shtatë shtesë për të barazuar rezultatin.

Në anën tjetër, Armend Thaqi u inkuadrua në lojë në minutat shtesë në vend të Meriton Korenicës.