Kandidati për deputet nga PDK-ja, Rrahman Rama, sot ka zhvilluar takime në Prizren me mbështetës të kësaj partie.
Ai ka falënderuar për mbështetjen që po ia japin programit të Bedri Hamzës, kandidatit të PDK-së për kryeministër.
“Ditë e bukur sot në Prizren me shokë e dashamirë. Faleminderit shumë për përkrahjen që po e jepni në krejt Kosovën për PDK-në dhe programin e Bedri Hamzës. Bashkë. Përpara. #Rr7”.