Kandidati për deputet nga radhët e PDK Rrahman Rama, është pritur sot nga mbi 220 qytetarë në sallën e Teatrit të Mitrovicës. Rama i ka falënderuar të pranishmit duke u shprehur i emocionuar me mbështetjen.
“Sonte u emocionova me gjithë këtë përkrahje që mora në Mitrovicë. E gjithë salla e Teatrit u mbush për ta treguar mbështetjen për kandidaturën time,” deklaroi Rama, teksa shprehu mirënjohje për çdo qytetar që ishte pjesë e këtij momenti të rëndësishëm.
“Pjesëmarrja dhe entuziazmi i të pranishmëve treguan përkrahjen e fuqishme për vizionin dhe prioritetet e Rrahman Ramës, duke e bërë Mitrovicën një prej pikave kyçe të fushatës së tij”