Rrahje me grushte, karrige e thikë në një restorant në Ferizaj – Arrestohen katër persona, njëri nga ta nxori armën - Gazeta Express
string(111) "rrahje-me-grushte-karrige-e-thike-ne-nje-restorant-ne-ferizaj-arrestohen-kater-persona-njeri-nga-ta-nxori-armen"

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 20:06

Rrahje me grushte, karrige e thikë në një restorant në Ferizaj – Arrestohen katër persona, njëri nga ta nxori armën

Lajme

Gazeta Express

12/07/2025 20:06

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në Ferizaj ka arrestuar katër persona, pasi që të njëjti janë përfshirë në një rrahje. Nga njoftimi bëhet e ditur se në rrahje janë përdorur karrige e një thikë, si dhe, njëri nga të dyshuarit ka nxjerrë një armë, shkruan Gazeta Express.

Nga policia është  bërë e ditur edhe se, nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar një armë zjarri me 14 fishekë, si dhe thika e përdorur gjatë incidentit.

Tutje, shtohet që të arrestuar janë ndaluar për 48 orë.

‘‘Të arrestuarit janë: A.I. (M/K), 48 vjeç; B.A. (M/K), 45 vjeç; F.S. (M/K), 28 vjeç; A.I. (M/K), 27 vjeç’’, njoftohet nga Policia.

Komunikata:

Arrestohen katër persona për lëndim të lehtë trupor dhe kanosje në Ferizaj

Ferizaj, 12 korrik 2025

Më datë 12.07.2025, rreth orës 03:40, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën “Wesley Clark”, në një restaurant në Ferizaj, ishte duke ndodhur një rrahje në progres.

Njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë në stacionin policor. Hetuesit kanë siguruar prova materiale, deklarata të dëshmitarëve si dhe pamje nga kamerat e sigurisë.

Sipas hetimeve fillestare, pas një mosmarrëveshjeje verbale, katër persona janë përfshirë në përleshje fizike me grushte dhe karrige. Gjatë incidentit, njëri nga ta ka nxjerrë një armë zjarri nga brezi, ndërsa është përdorur edhe një thikë.

Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar:

– Një armë zjarri me 14 fishekë;

– Një thikë e përdorur gjatë incidentit.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë.

Të arrestuarit janë:

A.I. (M/K), 48 vjeç

B.A. (M/K), 45 vjeç

F.S. (M/K), 28 vjeç

A.I. (M/K), 27 vjeç

Ndaj tyre është iniciuar rast penal për veprat:

Lëndim i lehtë trupor & Kanosje

Rasti është në hetim të mëtejmë.