Rrahje masive mes disa personave në Shkup, përdoren edhe shufra metalike e shkopinj druri - Gazeta Express
string(88) "rrahje-masive-mes-disa-personave-ne-shkup-perdoren-edhe-shufra-metalike-e-shkopinj-druri"

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 19:20

Rrahje masive mes disa personave në Shkup, përdoren edhe shufra metalike e shkopinj druri

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 19:20

Një incident i rrallë ndodhi sot në qarkoren e Shkupit, ku disa persona, pas një konflikti trafiku, përfunduan në një përleshje brutale fizike.

Videoja, e cila zgjat rreth tre minuta dhe është regjistruar nga kalimtarë e rastit, tregon të paktën pesë burra duke goditur njëri-tjetrin me shufra metalike, shkopinj druri dhe grushte, raporton Alsat.

Disa nga pjesëmarrësit kanë bluza të grisura dhe lëndime të dukshme.