Rrahje e të shtëna me armë në Komoran, arrestohen dy persona, policia: Incidenti s’lidhet me zgjedhje - Gazeta Express
string(97) "rrahje-e-te-shtena-me-arme-ne-komoran-arrestohen-dy-persona-policia-incidenti-slidhet-me-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

12/10/2025 15:59

Rrahje e të shtëna me armë në Komoran, arrestohen dy persona, policia: Incidenti s’lidhet me zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

12/10/2025 15:59

Një rrahje dhe të shtëna armësh ka ndodhur në rrugën “Shpëtim Robaj” në Komoran.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Gazetën Express tha se s’raportohet për të lënduar në këtë rast.

Lidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona të përfshirë në rast, ndërsa tha se bazuar në të dhënat deri më tani, rasti s’ka të bëjë me procesin zgjedhor.

“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe të shtëna armësh në rrugën “Shpëtim Robaj” në Komoran. Nuk raportohet për persona të lënduar. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar se ka pasë të shtëna me armë dhe  raportohet vetëm për dëmtim prone (dëmtim i veturës). Lidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona të përfshirë në rast. Aktualisht policia ka nisë punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme incidenti nuk lidhet me procesin e zgjedhjeve”, tha Ahmeti.