Rrahje dhe plagosje në mes të pesë personave në një pikë karburanti, policia jep detaje - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 21:37

Rrahje dhe plagosje në mes të pesë personave në një pikë karburanti, policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 21:37

Një rrahje ka ndodhur në Balshaj të Obiliqit, e ku pastaj është përdorur edhe arma e zjarrit me ç’rast një person është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti derisa dy persona (klientë) janë sulmuar nga tre të tjerë që kanë ardhur aty.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

 Personi i plagosur është dërguar në QKUK dhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Në ora 20:55, policia është njoftuar për një rast plagosje në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Milloshevë, në një pikë karburanti.

Dy persona (klientë) janë sulmuar nga tre të tjerë që kanë ardhur aty,  fillimisht ka pasur një rrahje e më pas është përdorur arma. Një person është plagosur dhe nisur për në QKUK-në. Policia ka dal në vend-ngjarje dhe po egzaminon vend-ngjarjen”, ka konfirmuar Krasniqi.