Sot në mesditë një përleshje ka ndodhur në mes disa personave. Për këtë dy persona janë shoqëruar në stacionin policor, njëri prej tyre me lëndime meqë ishte përfshirë në rrahje.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një rrahje në Sheshin e qytetit në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes një person është lënduar. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona (njëri nga ta i lënduar) të cilët ishin të përfshirë në rast”.
Ahmeti tha se aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.