Rrahja brenda Komunës së Prishtinës – deklarohen nga Policia: Tre persona janë shoqëruar që ishin të përfshirë në rast - Gazeta Express
string(115) "rrahja-brenda-komunes-se-prishtines-deklarohen-nga-policia-tre-persona-jane-shoqeruar-qe-ishin-te-perfshire-ne-rast"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 14:06

Rrahja brenda Komunës së Prishtinës – deklarohen nga Policia: Tre persona janë shoqëruar që ishin të përfshirë në rast

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 14:06

Një incident i rëndë është raportuar këtë të martë në ambientet e Komunës së Prishtinës, ku pas një përleshjeje fizike mes zyrtarëve komunalë, Fehmi Kupina ka përfunduar në spital, pasi dyshohet se është goditur nga Sami Salihu, asamblist i LDK-së.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi se rreth orës 10:30 është pranuar një informatë për një rrahje në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

“Me të marrë informatën, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar tre persona që ishin të përfshirë në rast. Aktualisht po vazhdon puna hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë këtë ngjarje,” deklaroi Pllana.