Rrahim Tërrnava kritikon: Fushë Kosova bëhet lajm vetëm për mospunë ose për punë të përsëritura - Gazeta Express
string(94) "rrahim-terrnava-kritikon-fushe-kosova-behet-lajm-vetem-per-mospune-ose-per-pune-te-perseritura"

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 22:16

Rrahim Tërrnava kritikon: Fushë Kosova bëhet lajm vetëm për mospunë ose për punë të përsëritura

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 22:16

Sonte në Pressing në T7 është i ftuar edhe Rrahim Ternava, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës.

Kandidati i PDK’së ka hedhur kritika të shumta ndaj udhëqjes aktuale atje, duke thënë se Fushë Kosova s’ka parqe, shtëpi të kulturës e as stadion.

‘’Zakonisht lajme bahen në Fushë Kosovë vetëm për mos punën ose për punt që një punë bëhet tri katër herë edhe prapë s’kryhet qysh duhet. E për ata kanjëherë edhe hapësira po merr tu u marrë shumë më këta për mos punën. Fushë Kosova s’ka shesh mas 25 viteve, s’ka stadion, s’ka shtëpi të kulturës, s’ka parqe ku me dalë, s’ka trafik që duhet me pas nëpër fshatra. Fushë Kosova e ka vetëm një Qendër të Mjekësisë. S’ka çerdhe. Vetëm një çerdhe e komunës dhe ajo është ndërtu nga ish-sistemi, dhe këta udhëheqës për 24 vjet s’kanë arrit me ndërtuar një çerdhe me gjithë atë buxhet. S’kanë realizuar një çerdhe ku kanë pas kërkesë’’, ka thënë ai.