Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të mbajë sot konferencë për shtyp.
Konferenca ishte paraparë të mbahej dje, por u shtye për sot në ora 14:30.
Nga kabineti i Hajdarit deklaruan se konferenca u shtye për shkak të angazhimeve të ministres në detyrë.
Konferenca e sotme vjen 6 ditë pasi Hajdari u intervistua nga Prokuroria Speciale, rreth skandalit me rezervat shtetërore.
Atë ditë, Hajdari pohoi se u intervistua lidhur me rezervat, duke e akuzuar Prokurorinë për proces të paligjshëm dhe hyrje në MINT për të marrë dokumente të klasifikuara si sekret.
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...